Dyert automatike per garazha
Dyert Rezidenciale & Dyert Industriale
Zgjidhni sigurinë, funksionalitetin dhe estetikën për shtëpinë tuaj me dyert tona rezidenciale të teknologjisë së fundit. Ne përdorim vetëm komponentë të cilësisë së lartë nga markat më të njohura evropiane dhe botërore, për të garantuar performancë afatgjatë dhe pamje moderne.

Platforma të Ngarkimit (Loading Ramps)
Struktura mekanike dhe aksesorët janë të prodhuara nga FlexiForce – lider global në sistemet për dyer garazhi, duke siguruar funksionim të qetë, jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri maksimale.
Panelet termoizoluese me trashësi të lartë vijnë nga kompania belge KINGSPAN, e njohur për performancën superiore në izolim termik dhe qëndrueshmëri ndaj kushteve atmosferike.
Automatizimi i dyerve realizohet me motorë të markës gjermane YALE, që ofrojnë fuqi, besueshmëri dhe teknologji të avancuar për përdorim të përditshëm komod dhe të sigurt.
Çdo derë është projektuar për të përmbushur nevojat dhe pritshmëritë tuaja për rehati, stil dhe siguri. Me zgjedhje të ndryshme ngjyrash, teksturash dhe madhësish, dyert tona përshtaten në mënyrë perfekte me çdo ambient rezidencial.