Rampa Ngarkimi
dhe Gomina per Logjistik
Kosova Engineering ofron zgjidhje moderne dhe të standardizuara për qendrat logjistike dhe ambientet industriale, përmes platformave të ngarkimit (loading ramps) dhe dock house-ve, të dizajnuara për efikasitet maksimal, siguri dhe kursim energjie.
Platforma të Ngarkimit (Loading Ramps)
Platformat tona të ngarkimit mundësojnë lidhje të sigurt dhe të shpejtë ndërmjet nivelit të magazinës dhe automjeteve transportuese. Ato janë ideale për shkarkim/ngarkim të mallrave në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe ergonomike.

Zgjidhjet tona për logjistikë industriale vijnë në bashkëpunim me prodhues lider në Evropë dhe janë të certifikuara sipas standardeve më të larta të cilësisë dhe sigurisë.
Platforma të Ngarkimit (Loading Ramps)
Platformat tona të ngarkimit mundësojnë lidhje të sigurt dhe të shpejtë ndërmjet nivelit të magazinës dhe automjeteve transportuese. Ato janë ideale për shkarkim/ngarkim të mallrave në mënyrë të sigurt, të shpejtë dhe ergonomike.
Karakteristikat kryesore:
Kapacitet i lartë mbajtës: Projektuar për ngarkesa të rënda dhe përdorim të përditshëm intensiv.
Sisteme hidraulike të avancuara: Sigurojnë funksionim të qetë dhe të kontrolluar.
Sipërfaqe antirrëshqitëse: Për siguri maksimale gjatë përdorimit në kushte të ndryshme atmosferike.
Montim i brendshëm ose i jashtëm: Sipas konfigurimit të objektit dhe nevojave të projektit.
Zgjidhje të personalizuara: Platforma me gjatësi dhe gjerësi të ndryshme, të përshtatura për çdo ambient.
Dock House (Kabina të ngarkimit të jashtme)
Dock House është një strukturë e pavarur, që vendoset jashtë ndërtesës dhe përfshin platformën e ngarkimit, derën e izoluar dhe mbulesën e jashtme. Kjo zgjidhje ndihmon në mbrojtjen e mallit, ruajtjen e temperaturës dhe lehtëson procesin logjistik.
Përparësitë e Dock House-ve:
Izolim termik optimal: Mbron ambientin e brendshëm nga temperaturat e jashtme.
Reduktim i humbjeve të energjisë: Ndihmon në uljen e kostove të ngrohjes apo ftohjes.
Instalim i jashtëm pa ndërhyrje në strukturën ekzistuese: Nuk është e nevojshme të modifikohet ndërtimi ekzistues i objektit.
Fleksibilitet dhe modularitet: Mund të përshtatet lehtësisht me nevojat specifike të objektit apo të linjave logjistike.
Mbrojtje nga uji dhe pluhuri: Ideal për industri ushqimore, farmaceutike apo teknologjike.